Në Kryegjyshaten Botërore Bektashiane në Tiranë, u organizua një nga veprimtaritë përkujtimore për tre figura të rëndësishme të Bektashizmit, Dede Ahmeti, Ali Riza Dede dhe Baba Sherif Canometaj.
Haxhi Dede Edmond Brahimaj gjatë fjalës së tij nënvizoi se këto figura janë tepër të rëndësishme për bektashinjtë dhe kombin shqiptar.
“Klerikët famëlartë, mistik, që e donin Islamin e në thelb bektashizmin, që mençuria, dituria e largëpamësia e tyre na bën këta që jemi sot, të fortë përballë ndryshimeve globale e të palëkundur në zbatin e normave, urdhëresave, e doktrinës bektashiane. Dede Ahmeti, Ali Riza Dede dhe Baba Sherif Canometaj figura që me krenari i kujtojmë sot kishin të përbashkët mistikën dhe dashurinë për njeriun.”
Në këtë ditë të pranishëm ishin përfaqësues të besimeve fetare në vend, politikanë, artiste dhe mjaft besimtarë në Odeonin e Kryegjyshatës Botërore Bektashiane në Tiranë. /tvklan
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.