Një 73-vjeçar ka humbur jetën sot në Qerret të Kavajës, pasi dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det.
Sipas Policisë atje, viktima është shtetas shqiptar, banues në Kavajë, transmeton Klankosova.tv
“Rreth orës 10:00, në Qerret, dyshohet se ka pësuar arrest kardiak kur është futur në det dhe për pasojë ka humbur jetën, shtetasi H. U., 73 vjeç, banues në Kavajë. Grupi hetimor vijon punën për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës”, sipas njoftimit të policisë./Klankosova.tv
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.