Një person nga Plava e Malit të Zi i cili po trajtohej në Spitalin e Përgjithshëm të Beranes vdiq herët në mëngjes dhe është viktima e pestë nga koronavirusi në Mal të Zi.
Sipas portalit RTCG, pacienti u pranua në spital më 4 prill për një prerje në dorë, kur rezultoi se kishte sheqer të lartë në gjak.
Ai u trajtua në një repart të brendshëm, dhe pas tre ditësh pati ethe.
Testi tregoi se ai ishte i infektuar me koronavirus, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.