Një 20 vjeçar është vrarë nga Shërbimi Sekret Amerikan në resortin Mar-a-Lago mëngjesin e së dieles.
Raportohet se i riu po përpiqej të hynte në pronat e presidentit të ShBA-së Donald Trump.
Sipas shefit të komunikimit të United States Secret Service, Anthony Guglielmi, i riu hyri në mënyrë të paligjshme në perimetrin e sigurisë rreth orës 1:30 të mëngjesit.
Ai u pa pranë portës veriore duke mbajtur atë që dukej si pushkë dhe një bidon karburanti, transmeton Klankosova.tv.
Reagimi i agjentëve ishte i menjëhershëm bashkë edhe me zëvendëshefin e zyrës së Sherifit të Qarkut, të cilët hapën zjarr. Ende nuk është e qartë se cili prej tyre e qëlloi për vdekje burrin.
Zëdhënësi i Shërbimit Sekret shtoi se asnjë agjent nuk u lëndua gjatë incidentit dhe se agjencia po e mban të fshehtë identitetin e të ndjerit, ndërsa zyrtarët kërkojnë të njoftojnë të afërmit e tij më të afërt.
An armed man was shot & killed by U.S. Secret Service agents & @PBCountySheriff after unlawfully entering the secure perimeter at Mar-a-Lago early this morning. A press briefing with additional details will be held at 9:00 a.m with @FBI and Palm Beach County. pic.twitter.com/jAXhdb1xEL
— Anthony Guglielmi (@AJGuglielmi) February 22, 2026
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.