Nga pandemia Covid-19 janë shëruar 21 persona, teksa deri tash janë infektuar 598 persona si dhe kanë vdekur 15 persona.
Në mesin e të shëruarve është edhe infermierja e pestë e Klinikës Infektive, njofton Klan Kosova
Këtë e ka bërë të ditur infektologu Valbon Krasniqi, i cili tha se masat parandaluese në vendin e punës dhe puna profesionale po jep rezultate.
Ky është postimi i plotë i infektologut Krasniqi:
21 të shëruar sot - shërohet edhe infermierja e 5-tē e Klinikēs Infektive
Klinika Infektive sot mori një lajm të mirë:. Në mesin 21 pacientēve tē shēruar ēshtē edhe infermierja e Klinikēs Infektive, e fundit nga të pesē infermieret qē ishte infektuar nē vendin e punës. Tani Klinika infektive sērish me komplet stafin e saj, mjekē e infermierë nē pērballje me COVID-19.
Poashtu, edhe të gjithë kolegēt shēndetësorë të klinikave tjera sot rezultuan negativ.
Urime tē gjithëve.
Masat parandaluese në vendin e punës dhe puna profesionale po jep rezultate.
Vazhdojmē të gjithë, profesionistë shëndetēsorē e qytetarē, bashkarisht tutje...
Përdorni masat mbrojtēse personale, respektoni rregullat dhe mbani distancën sociale.
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.