Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Fetah Rudi, ka bërë të ditur se pas 21 ditësh në përballje me pandeminë e COVID-19, sot është shëruar plotësisht.
Rudi ka falënderuar gjithë stafin e Klinikes Infektive për kujdesin etreguar, njofton Klan Kosova.
Ai gjithashtu iu ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të kujdesën për vetën dhe t’i respektojnë rekomandimet e institucioneve shtetërore.
“Pas 21 ditësh në përballje me COVID-19, prej të cilave 16 në Kliniken Infektive në Prishtinë, sot jam liruar dhe jam shëruar nga COVID-19”, shkruan ai.
“Shumë ditë e net pa gjumë, me frymarrje të vështirësuar, e me një kollitje të madhe. Ishin këto ditë e net të vështira, ku shumë herë mendova se nuk do t'ia dal. Por, fal Zotit dhe mjekëve, edhe këtë sfidë e tejkalova”.
●●●
VISHKRIMI NGA
V I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.