Një konflikt mes dy te rinjsh në Durrës ka përfunduar me plagosjen e njërit prej tyre.
Burime nga policia e Durrësit i thanë ABC News se ngjarja ka ndodhur ne lagjen nr. 8 të qytetit, pranë drejtorisë së policisë.
I plagosur me thikë ka mbetur një 20-vjecar, i cili ndodhet në spital nen kujdesin e bluzave të bardha. Ndërkohë policia ka identifikuar autorin e ngjarjes dhe po punon për arrestimin e tij, i cili është një bashkëmoshatar i të plagosurit, transmeton Klankosova.tv.
Dy të rinjtë janë përplasur fizikisht për arsye ende të paqarta, ndërsa pritet të merret në pyetje i plagosuri për të mësuar më shumë rreth motivit të ngjarjes.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.