Është vetdorëzuar në Polici i dyshuari që goditi me veturë një person në Strecll të Deçanit më 7 maj të këtij viti.
I njëjti, sipas njoftimit të Policisë, pas intervistimit nga hetuesit, me urdhёr tё Prokurorit ёshtё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё.
Ndryshe, i dyshuari kishte goditur me veturë viktimën si pasojë e një përleshjeje mes tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Me të mbërritur në vendin e ngjarjes policia ka kuptuar se është një përleshje mes dy personave në një lokal. Njëri prej tyre e ka goditur me veturë tjetrin”, kishte deklaruar zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
Ndërsa zëdhënësi i Prokurorisë në Pejë, Shkodran Nikçi kishte deklaruar për Klankosova.tv se bëhej fjalë për tentim vrasje.
https://klankosova.tv/detaje-nga-perleshja-ne-strellc-te-decanit-nje-person-u-godit-me-veture/
Po ashtu, gjatë raportimit të këtij rasti, gazetarja e Klan Kosovës, Gremisa Latifi, ishte penguar nga një person.
Latifi ishte duke raportuar nga vendi i ngjarjes në sheshin “Ismet Ukaj” kur Haki Ukaj, e pengoi dhe iu ofrua duke i thënë se askush “Nuk është vrarë, vetëm janë rrahur mes vete”.
Pengimin e gazetares Latifi që po raportonte drejtpërdrejt, e kishte dënuar ashpër edhe Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës.
Megjithëse, nuk u bë e ditur nëse i njëjti ishte arrestuar apo shoqëruar në stacionin policor për intervistim./Klankosova.tv
https://klankosova.tv/ky-eshte-personi-qe-e-pengoi-gazetaren-e-klan-kosoves-ne-strellc-foto/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.