Rruga “Xhorxh Bush” u rikthye përsëri në qendër të vëmendjes të premten për shkak të ndryshimeve të reja.
Tashti sheshi i ri i Prishtinës është i qasshëm për autobusë e taxi. E kushdo tjetër që guxon të qarkullojë andej dënohet me 500 euro gjobë.
Megjithëkëtë, sipas ekspertit të komunikacionit, Bekim Ahmeti, komunarët ia huqën me shpejtësinë e lëvizjes që e kufizuan në 20km/h.
Ahmeti tha se ka propozuar tek pushteti lokal që njëra korsi e sheshit të jetë e qarkullueshme për qytetarët ndërsa tjetra të lëshohet për transportin publik, kërkesë kjo e cila nuk gjeti ende mbështetje.
https://www.youtube.com/watch?v=xKPJ_d2E9Ok
●●●
RSHKRIMI NGA
Ramushi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.