Boksieri legjendar Muhammad ka ndjekur një ngjarje e cila ishte organizuar për të grumbulluar para për personat të cilët vuajnë nga sëmundja Parkinson.
Ish-kampioni absolut i botës është mbajtur tash e sa kohë larg medieve, ai vazhdon që të jetojë në shoqëri të familjes dhe miqve.
Në këtë takim kishte kontribuuar në rritje të fondeve kundër kësaj sëmundje – e cila është bërë beteja më e madhe edhe e vet Ali.
Këtu ishin lëshuar edhe pjesë nga karriera e Ali të cilën pati rastin që t’i shoh masa e tubuar.
74 vjeçari është parë të jetë ulur pranë këngëtares Carrie Underwood, shkruan Mirror.
Legjenda e boksit ishte diagnostifikuar me Parkinson në vitin 1984, kurse doktorët i kanë sugjeruar që të iu shmanget udhëtimeve me arsyen se mund t’i keqësohej gjendja.
Muajin e kaluar ai ishte detyruar që ta anulojë një udhëtim drejt Londrës për shkak të motit të ftohtë i cili mund të ndikonte në trupin e tij, transmeton Klan Kosova.
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.