Mungesa e reshjeve dhe rrjedha e ulët e ujit në lumin Tigris kanë çuar në një rënie të ujit të liqenit të Digës së Mosulit në Irakun verior, shkruan AP, transmeton Klan Kosova.
Rënia e ujit të liqenit ka zbuluar një strukturë shkolle në një fshat ku liqeni është ndërtuar dekada më parë.
Vendasit, si Khairi Ismael, peshkatar në Liqenin e Digës së Mosulit thonë se janë ndikuar nga kjo çështje pasi shumica në atë zonë varen nga liqeni për peshkim dhe vaditje.
"Kam vijuar mësimin në këtë shkollë. Ky ishte vendi i baballarëve dhe gjyshërve tanë dhe ne punojmë këtu tani", tha Ismaeli, duke vëzhguar mbetjet e strukturës së shkollës.
“Ne të gjithë varemi nga ky liqen dhe nëse vazhdon kështu, nuk do të mund ta sigurojmë jetesën këtu”, tha ai.
Çështja është shkaktuar pjesërisht nga mungesa e reshjeve këtë sezon - e nxitur nga ndryshimet klimatike, si dhe ndërprerjet e ujit nga vendi në rrjedhën e sipërme të Turqisë.
Irakianët janë një nga vendet më të ekspozuara të botës arabe ndaj ndryshimeve klimatike.
Vendi njihet si "Toka midis dy lumenjve" - Tigrit dhe Eufratit.
Por digat në rrjedhën e sipërme në Turqi, Siri dhe Iran kanë tkurrur lumenjtë dhe degët e tyre, reshjet sezonale kanë rënë dhe infrastruktura është shkatërruar.
Diga e Mosulit është një nga digat më të mëdha në Lindjen e Mesme. Ajo siguron energji elektrike për rajonin si dhe ujë për qëllime vaditjeje.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.