Afrika e Jugut paralajmëroi botën për variantin e ri “Omicron” më 24 nëntor, pasi zbuloi rastin e parë.
Një numër në rritje të rasteve me këtë variant të COVID-19 ka pasur në Angli dhe Skoci.
Dr. Jenny Harries, e cila është në krye të Agjencisë së Sigurisë Shëndetësore të Mbretërisë së Bashkuar, tha se për ta menaxhuar ankthin gjatë kësaj periudhe, hapi i parë është identifikimi dhe ndërgjegjësimi i tyre.
“Pranimi i cenueshmërisë së dikujt, qoftë ndaj vetes apo ndaj të tjerëve, nuk e zvogëlon elasticitetin e dikujt dhe në fakt mund të jetë një përgjigje shumë e dobishme”, u shpreh ajo.
Tutje, ajo tha se duhet të përpiqeni të mbani mend se ankthi është një emocion i përkohshëm dhe mund të ndryshohet, shkruan The Independent, transmeton Klankosova.tv.
Harries gjithashtu inkurajon njerëzit që ndjejnë ankth që të vazhdojnë me rutinat e tyre aktuale dhe strukturën e përditshme për sa kohë që ata janë duke fjetur mjaftueshëm, duke ngrënë mirë dhe duke ushtruar.
Ajo gjithashtu tha se është shumë e dobishme që të vazhdoni me hobit tuaj dhe të mbani kontakt me njerëzit e tjerë.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.