Baleti Kombëtar i Kosovës, shfaq baletin bashkëkohor "TIME", me koreografi nga Taulant Shehu.
"Time" është premiera e parë e Baletit Kombëtar të Kosovës për vitin 2023.
Premiera mbahet në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë, me fillim nga ora 20:00.
Sinan Kajtazi, drejtues i Baletit Kombëtar të Kosovës, shpalosi më shumë detaje në intervistën e tij për Klan Kosova, që mund ta gjeni në linkun më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=QjuXB38JnQc
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.