U bë një kohë e gjatë që flitet për ardhjen e një versioni të shfletuesit Firefox për iOS por më në fund duket se kemi diçka konkrete.
Kompania pas shfletuesit, Mozilla, ka lajmëruar se është pranë lansimit të një versioni të limituar beta të shfletuesit për testim. Aktualisht kompania ka publikuar një pjesë të kodit për zhvilluesit që në fazat e hershme.
Mozilla po kërkon që të lansojë një version i cili do ti japë të interesuarve një ide të përgjithshme mbi atë që kompania është duke ndërtuar për konsumatorët por kjo gjë nuk është plotësisht e mundur për shkak të mekanizmit të testimit të Apple. Gjithsesi mund të themi se është ende herët për të folur për një debutim zyrtar të një versioni për konsumatorët.
Nëse nuk jeni një fans i shfletuesit Safari në iOS, Mozilla po pretendon t’ju sjellë një alternativë të vlefshme.
(PC World Albanian)
●●●
LHSHKRIMI NGA
L H
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.