Asosacioni botëror i gazetarëve sportiv (AIPS) ka zhvilluar mbledhjen me anëtarët e shoqatës europiane, (AIPS EUROPE) ku morën pjesë rreth 30 shtete nga kontinenti i vjetër.
Nënkryetari i SHGSK’së dhe gazetari i Klan Kosova, Jon Ajeti e përfaqësoi Kosovën në këtë mbledhjen online, ku tregoi për gjendjen aktuale të gazetarëve sportiv si dhe të rejat mbi zhvillimin e aktiviteteve sportive.
Këtë takim e kryesoi kryetari i shoqatës ndërkombëtare, Gianni Merlo i cili degjoi të gjithë pjesëmarrësit për telashet që ka shkaktuar koronavirusi në komunitetin e gazetarisë sportive.
"Shqetësimi kryesor i gjithë përfaqësuesve nga Europa ishte kriza financiare që ka kapluar mediumet e tyre, ku si pasojë shumë prej tyre edhe kanë humbur punën, teksa kanë pasur ulje të pagave", thuhet në njoftim.
"I pari i AIPS-a, Giann Merlo inkurajoi gjithë komunitetin e gazetarisë sportive ta vazhdojnë punën me shumë përkushtim dhe ta deshmojnë vetën në këtë gjendje që ka shkaktuar virusi Covid19".
"Gjithashtu italiani bëri të ditur se do të ketë mbledhje të radhës online, ku do të shpalosin projektet për seminar për gazetarët sportiv që do të organizohen nga AIPS-a përmes se platformës "ZOOM", thuhet tutje.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.