Shoqata e Gazetarëve të Sportit të Kosovës , ka mbajtur konferencë për media , në prag të dy ngjarjeve tradicionale , çmimin “Ali Shala“, dhe turneun “Burim Hatipi”.
Para mediumeve për të pasqyruar detajet për këto dy aktivitete që zhvillohen më 31 janar , dolën kryetari i shoqatës Edmond Thaçi , nënkryetarët Alba Merovci dhe Jon Ajeti , si dhe sekretari Artan Muhaxhiri.
Kryetari Edmond Thaçi theksoi se të gjitha përgatitjet për aktivitetet e lartë përmendura kanë përfunduar me kohë duke përfshire kompletimin e ekipeve , si dhe vlerësimin e punës së gazetarëve sportiv për vitin që e lamë pas
Ndërkaq shtoi se në ketë vit do të jenë prezent shumë mysafir të veçantë nga rajoni dhe Evropa.
Në anën tjetër , sekretari Artan Muhaxhiri foli për organizimin teknik të ceremonisë.
Ai veçoi lokacionin e kësaj ngjarje që do të jetë në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinise , për shkak të numrit të madh të mysafirëve , ndërkaq theksoi se edhe prezantimi i konkurrentëve do të jetë shumë dinjitoz
Dy ngjarjet tashmë tradicionale që nderojnë dy doajenët e gazetarisë sportive , do të mbahen më 31 janar , duke filluar nga ora 10 , me turneun Burim Hatipi , teksa nga ora 17:00 ceremonia e ndarjes së çmimeve Ali Shala ku shpërblehen më të mirët e gazetarisë sportive .
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.