Një grua australiane, e cila fito xhekpot të lotarisë prej më shumë se 1.4 milionë dollarësh, tha se një shitës dyqani e shtyu që ta blinte biletën që i solli asaj fitimin e papritur.
Gruaja nga Brisbane, Queensland, u tha zyrtarëve të The Lott se fillimisht kishte për qëllim të blinte një biletë për një short të ndryshëm kur ajo vizitoi dyqanin.
“Shkova në agjencinë e lajmeve për të blerë një biletë për Powerball dhe aty m'u sugjerua që të luaja Lotto Gold të së shtunës”, kujton lojtarja. "Unë kurrë nuk blej tiketë në Lotto Gold të së shtunës, por jam shumë e lumtur që e bëra".
Gruaja tha se një postim në rrjetet sociale e informoi se ajo mund të kishte fituar xhekpotin prej 1,428,153.18 dollarësh nga shorti i së shtunës.
"Herët në mëngjes, vajza më tha se kishte parë një postim në Facebook për një fitues misterioz të divizionit 1, i cili e bleu biletën në rrugën NightOwl Brunswick. Mendova me vete që më mirë ta kontrolloj", tha lojtarja. "Burri im ishte i shtrirë, dhe unë vrapova drejt tij e i thashë: "Mendoj se mund të jem fituese".
"Ne telefonuam vajzën tonë dhe i thamë që t’i lexonte numrat, dhe atëherë e kuptuam se jeta jonë kishte ndryshuar përgjithmonë. Na duhej të mbyllnim blindat që të lëshonim disa britma gëzimi".
Gruaja shtoi se fitorja vjen në një moment të rastësishëm për familjen e saj.
"Ka qenë një vit shumë stresues për mua dhe partnerin tim. Kjo do ta largojë jashtëzakonisht presionin. Shpresojmë të ndihmojmë fëmijët dhe nipërit tanë. Ne gjithashtu do të dalim në pension më herët nga sa pritej", deklaroi gruaja fatlume.
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.