Inspektorët e komunës së Prishtinës bashkë me policinë të hënën kanë larguar shitësit ambulantë nga rruga e trotuari në tregun e gjelbër.
Tregtarët të cilën punonin ilegalisht u ankuan se shteti nuk u ka bërë zgjidhje tash e 22 vjet e për këtë arsye janë detyruar të shesin rrugëve.
Por komuna u ka kërkuar që produktet e tyre t’i shesin në tezga, më në brendësi të tregut çka nuk duan ta bëjnë shitësit ambulant.
Tash e tutje këta tregtarë duhet t’i shesin produktet aty ndryshe inspektorët e policia s’do t’i lejojnë më t’i vendosin në rrugë frutat e perimet sepse do të inspektojnë çdo ditë tregun.
https://www.youtube.com/watch?v=ld5bl4UF66w
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.