Xhaketa e veshur nga ish-astronauti Buzz Aldrin në misionin e tij të parë në Hënë është bërë artefakti më i vlefshëm hapësinor amerikan i shitur ndonjëherë në ankand, duke u shitur me 2.77 milionë dollarë.
Shitja prej 2 milionë e 772 mijë e 500 dollarë e bën gjithashtu artikullin xhaketën më të vlefshme të shitur ndonjëherë në ankand, shkruan The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Xhaketa e bardhë gjatë fluturimit shfaq etiketën e emrit të Aldrin mbi emblemën e misionit Apollo 11 dhe flamurin amerikan. Aldrin e veshi atë ndërsa udhëtonte në modulin e komandës Apollo 11 Columbia, raportoi BBC.
Sipas, Sotheby's, xhaketa është bërë nga një material rezistent ndaj zjarrit i njohur si pëlhurë beta që u përfshi në kostume hapësinore në përgjigje të zjarrit që vrau tre astronautë në bordin e Apollo 1 në 1967.
Xhaketa është blerë nga një ofertues anonim i cili ka marrë pjesë në ankand nëpërmjet lidhjes telefonike.
Aldrin dhe Neil Armstrong u bënë astronautët e parë që ecën në Hënë më 20 korrik 1969.

●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.