Reshjet e shiut të enjten mbrëma në Mitrovicë, pos që e lan pa gjumë, i shkaktuan edhe goxha dëme Nadire Krelanit.
Depërtimi i ujit, e të qarat në mure, meqë jeton në katin më të lartë, kjo po dyshon se i erdhën pasi në këtë objekt kolektiv, tash e 6 muaj Komuna e Mitrovicës e Zyra e Sfidave të Mijëvjeçarit, kanë nisur një rinovim të jashtëm, e ku është prekur edhe çatia.
Ndërsa, zyrtari i cili është edhe përgjegjës dhe i autorizuar nga MCC, për këtë projekt, nuk deshi të flas për rastin me arsyetimin se gjendet në grevë.
https://www.youtube.com/watch?v=8DipBUqKWJM&t=4s
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.