Dasma e parë në "Camp Nou" nuk ka shkuar mirë.
Shiu e ndërpreu dasmën për disa çaste dhe dasmorët u detyruan të ikin në vendet me strehë për të mos u lagur.
Megjithatë, festa vazhdoi pasi u ndal shiu.
Stadiumi i Barcelonës "Camp Nou" është dhënë në shfrytëzim për të organizuar dasma, por edhe ndeshje të futbollit, pasi klubi "katalunas" është në krizë financiare.
Gjigandi spanjoll ka vënë në dispozicion disa oferta.
E para dhe më e lira quhet ‘Foundation Lounge’, që kushton 1 mijë e 600 euro, dhe është e përshtatshme për një dasmë të vogël me 25 deri në 50 persona të pranishëm.
Më e shtrenjta është “Salla e tribunës”, e cila vjen me disa dalje për pamje nga fusha. Me 300 deri në 1 mijë persona, kjo hapësirë kushton deri në 13 mijë e 500 euro.
Një alternativë tjetër tërheqëse është tarraca e stadiumit e cila kushton midis 6 mijë dhe 7 mijë euro në varësi të numrit të pjesëmarrësve dhe u lejon mysafirëve të takohen nga afër me një nga terrenet e shkëlqyera në futbollin botëror.
Klientët e marrin hapësirën e zgjedhur për gjashtë orë përdorim, si dhe ndihmë nga një zonjë dhe pastrim para dhe pas organizimit.
امطار في الكامب نو pic.twitter.com/ewGWuA6cUz
— FCB World (@forcabarca_ar) June 27, 2022
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.