Studentët e Fakultetit Ekonomik për të dytën javë po mbajnë ligjëratat virtualisht, meqë punimet në renovimin e objektit nuk kanë përfunduar.
Përfaqësuesit studentorë i mirëpresin punimet, por sipas tyre, diçka e tillë do duhej të përfundonte gjatë pushimeve verore.
Si pasojë e zvarritjes së kontratës, edhe disa testime janë shtyrë, duke grumbulluar obligimet për studentët.
Prodekani i ekonomikut, Alban Elshani, ka deklaruar se vonesat janë për shkak të procedurave të prokurimit dhe vonesave të nënshkrimit të kontratës, megjithatë ligjëratat që kanë humbur do kompensohen.
Punimet pritet të kryhen të mërkurën, e sallat të jenë gati për provimet që mbahen në fundjavë. Megjithatë sallat do funksionalizohen me inventarin e vjetër, meqë kontrata për të riun u nënshkrua tek tash.
https://www.youtube.com/watch?v=XeXqzsDsPHY
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.