I ftuar i emisionit të mëngjesit ishte Shkamb Koshi, krijuesi i barkave “Made in Kosova” , i cili na vjen me një lidhje direkt në studio.
Vikendi për të shënoi një arritje të re, lundrimin e barkës Interstellar 31, barkë e cila është ndërtuar tërësisht nga fibrat e karbonit duke tentuar kështu ta thyej rekordin me shpejtësinë e sajë.
Nuk është e para kjo barkë por as e fundit. Dy prej tyre janë gati për t’u transportuar drejt Miami-të dhe një tjetër vetëm se është në fazat fillestare të punimit.
Për më shumë, ndiqeni linkun poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=KTYfMixrv00&t=453s
●●●
EKSHKRIMI NGA
Ernata Koliqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.