Përfaqësuesit më të lartë të "Caritas Internacional" ishin pjesë e një konference në Romë.
Në ditën e dytë të takimeve të martën, befas u lajmëruan se Papa Françesku ka vendosur shkarkimin e tyre nga pozitat udhëheqëse. Atje po merrnin pjesë edhe përfaqësues nga Kosova, që i tregojnë arsyet.
“Në shpjegim të dekretit Papa kërkon fuqizimin e Caritasit në raport me njeriun, nuk ka të bëjë asnjë me keqpërdorim financiar ose abuzime”, Don Viktor Sopi, drejtor gjeneral i "Caritas Kosova".
Megjithatë, nga ky vendim nuk preket edhe dega që Sopi përfaqëson, pasi që vendi ka rol vëzhgues dhe jo vendimmarrës. Atje përfaqësuesit kosovarë kishin treguar edhe shqetësimin e tyre për paralelizmin me Caritasin e Zvicrës që vepron në Kosovë.
“Përgjigja ishte që në shumë shtete të botës ka këso paralelizma, ku paralel punojnë Caritase të ndryshme jo vetëm ai autokton që e ka legalitetin e kishës në vendin ku vepron”, tha tutje ai.
Aktualisht është caktuar kardinali Luis Antonio Tagle, si promotor i konkretizimit të vizionit të ri për Caritasin, derisa takimi i radhës për të zgjedhur udhëheqësit e rinj është 23 maji i vitit tjetër.
https://www.youtube.com/watch?v=rlUL-_hk5ds
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.