Si ngarkimi, njësoj tash edhe shkarkimi iu atribua politikës.
Artan Nimani, që kur mori pozitën e rektorit të Universitetit të Gjakovës qe akuzuar se ishte me ndikim partiak, të pavarur nuk e konsideron vendimin e Këshillit Drejtues për shkarkimin e tij.
Sipas tashmë ish-rektorit, edhe votimi i disa anëtarëve të KD-së nuk është i ligjshëm.
Kështu Këshilli Drejtues, të hënën, me 5 vota pro, votoi shkarkimin e tij, me afër 20 arsye që i kanë listuar, të cilat Nimani i quan shpifje.
Ish-rektori thotë se Ministria e Arsimit, në një periudhë, ka pasur tentativa për të ndikuar në disa procese të këtij institucioni.
https://www.youtube.com/watch?v=VJtIGTiFNMk&t=26s
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.