Është shkarkuar rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, me 8 vota për e 1 abstenim.
Këtë vendim e ka marrë Këshilli Drejtues i Universitetit, që të premten u mblodh për të diskutuar rreth performancës së menaxhmentit.
Vendin e Sahitit, të paktën për një kohë do e mbajë prodekanja e juridikut, Luljeta Plakolli-Kasumi, e cila nuk do të kandidojë në konkursin për rektorë.
Sahiti nuk ka marrë pjesë në mbledhjen ku u shkarkua, por paraprakisht menaxhmenti kishte dhënë përgjigje me shkrim për secilën pikë të ngritur nga Këshilli Drejtues.
Konkursi për rektor pritet të hapet të hënën.
https://www.youtube.com/watch?v=cR5BHNR_ygk
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.