Është shkatërruar sasi e madhe e narkotikëve në Prizren, e cila ishte konfiskuar në raste të ndryshme penale.
Kjo u bë me autorizimin e ushtruesit të detyrës së Prokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, e ku mori pjesë edhe kryeprokurori i Przrenit, Petrit Kryeziu.
Në njoftimin, thuhet se shkatërrimi është kryer nga komisioni kompetent, në përbërje të të cilit kanë qenë përfaqësues nga Prokuroria, Gjykata dhe Policia e Kosovës, në përputhje me procedurat standarde të veprimit.
Prokuroria e Shtetit, ka bërë të ditur se gjatë këtij procesi janë shkatërruar këto sasi të substancave narkotike dhe sendeve të ndërlidhura:
• Marihuanë: 347 kg e 804.79 gram;
• Kokainë: 886.89 gram;
• Heroinë: 7 kg e 788.7 gram;
• Bimë kanabis: 8 copë;
• Fara kanabisi: 100 kg + 37.7 gram;
• Kërpudha narkotike: 155.7 gram;
• Monedha të letrës: 160 euro;
• Valixhe (çantë): 3 copë;
Procesi i shkatërrimit është realizuar në një ambient të licencuar, duke respektuar standardet ligjore dhe praktikat e sigurisë.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.