Votat e ligjshme i morën nëpër duar njerëz të paligjshëm për këtë punë. Këta të fundit janë hiç më pak se zyrtarët e Komisioneve Komunale Zgjedhore.
Siç merr vesh Klan Kosova, për herë të parë në historinë e KQZ-së, me një mesazh në telefon ata u thirrën të dielën për të numëruar vota në Qendrën e Numërimit në Fushë-Kosovë, raporton Klan Kosova.
Me ligjin për zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë e edhe me rregulloren zgjedhore, këta nuk e kanë të lejuar të bëjnë numërim të votave.
Të njëjtit, si të emëruar politikë, as nuk janë të trajnuar për këtë punë.
Detajet e kësaj kronike i gjeni në videon më poshtë:
https://www.youtube.com/watch?v=me1E7WC_fTo
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.