Qytetarët për Klankosova.tv vazhdimisht raportojnë raste të ndryshme të shkeljeve të rregullave të trafikut që ndodhin në vend.
Të premten, në redaksinë e Klankosova.tv, një qytetar ka dërguar pamje të dy rasteve të shkeljes së rregullave të trafikut.
Njëri nga këto raste ka ndodhur në qytetin e Fushë-Kosovës, ku një veturë ka bërë tejkalim të parregullt nga korsia që është e dedikuar për biçiklistët.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në magjistralen Ferizaj–Shtime, ku një kamionetë është parë në rrugë pa drita dhe pa tabela. /Klankosova.tv
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.