05.05.2023 · përditësuar para 1139 dite1 min lexim
Atleti kosovar, Shkelqim Hetemi ka arritur një tjetër sukses të madh në garën Wadi Adventure Race që u mbajt në Al Ain në Emiratet e Bashkuara.
“Gladiatori” kosovar i kaloi me shumë sukses 40 pengesa për 59 minuta e 30 sekonda dhe e zuri vendin e katërt në mesin e shumë garuesve.
Hetemi po thotë se ishte garë goxha e vështirë.
“Kishte shumë sfida të vështira, ndër to ishte vrapimi në një lum jo shumë të thellë. Distanca ka qenë shumë e gjatë, megjithatë kam luftuar deri në fund për të arritur qëllimin", tha Hetemi.
Ndryshe, atleti kosovar në dhjetor të vitit që lam pas kishte fituar vendin e parë në Spartan Race, një nga ngjarjet më të mëdha sportive në sportin e fitnesit. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në Android dhe iOS
●●●
SK
SHKRIMI NGA
S K
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.