Hulumtuesit nga Gjermania janë duke e zhvilluar një sistem artificial nervor që synon t’i mësoj robotët që të ndjejnë dhimbje.
Për ta testuar shkencëtarët kanë përdorur një krah robotik me sensor në gishta që mund të vënë re presionin dhe temperaturën, transmeton Klan Kosova.
Hulumtuesit nga Universiteti Leibniz në Hanover, janë duke e zhvilluar një sistem që do të lejojë robotëve që të detektojnë dhe klasifikojnë dhimbjet fizike.
Njëjtë sikurse neuronet e njeriut që transmetojnë dhimbjen ato artificialet kalojnë informacionin tek robotët në mënyrë që të ndjejnë dhimbje.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.