Një ekip shkencëtarësh po e krijon një objekt që do ta regjistrojë fundin e civilizimit, në rast se një gjë e tillë do të ndodhë.
Projekti quhet Kutia e Zezë e Tokës dhe do të jetë një monolit i madh çeliku, i instaluar diku në Tanzani.
Kutia u ngjan atyre të aeroplanëve që janë të dizajnuara për t’u mbijetuar rrëzimeve të aeroplanëve dhe që u japin hetuesve të dhëna të vlefshme se cfarë kishte shpënë te shkatërrimi – por kjo kuti do ta japë një shpjegim të përmasave planetare.
Projekti është një bashkëpunim midis hulumtuesve të Universitetit të Tazmanisë, agjencisë së reklamave Clemenger BBDO, si dhe agjencisë kreative The Glue Society.
Ekipi po dizajnon një kuti që do t’i regjistrojë të dhënat klimatike si nivelet atmosferike të dioksidit të karbonit, temperaturat e detit si dhe nivelet e konsumit të energjsë.
Po ashtu, ajo do të mbledhë informata kontekstuale si kryelajme dhe postime nga mediat sociale.
“Ideja është që nëse Toka shkatërrohet si rezultat i ndryshimeve klimatike, atëherë kjo pajisje e pashkatërrueshme e regjistrimit do të jetë aty për këdo që ka mbetur dhe që mund të mësojë nga ajo”, ka thënë Jim Curtis, drejtori kreativ dhe ekzekutiv i Clemn në Clemnbeger BBDO për ABC.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.