Lajmet e fundit

1.Mikhail Kalashnikov i shkroi një letër faljeje kishës 6 muaj para se të vdiste. Arma që shpiku për vendin e tij ishte tepër e lirë, e thjeshtë, dhe prodhimi doli jashtë kontrolli. 100 milionë u prodhuan deri në vitin 2009.
2.Vëllezërit Wright nuk prisnin që avioni, shpikja e tyre, të përdorej në luftë. Ata ua shitën qeverisë amerikane për qëllime zbulimesh shkencore. Pasi panë ç’bënë avionët në dy luftëra botërore që pasuan, do të donin të mos i kishin shpikur fare.
3.Arthur Galston zbuloi një mënyrë që i bënte bimët të rriteshin shpejt. Por më pas luftoi që të ndalohej prodhimi i “Agjentit Portokalli” pasi shpikja u përdor si armë kimike ndaj drithërave në Vietnam, duke shkaktuar lindjen e shumë fëmijëve të shformuar.
4.Robert Oppenheimer ishte shkencëtari që u angazhua më drejtpërdrejt se Ajnshtajni për krijimin e bombës bërthamore. Pasi pa fuqinë e vërtetë të shpikjes, u bë një nga aktivistët kryesorë kundër prodhimit të tyre.
5.Alfred Nobel i çmimit "Nobel" shpiku dinamitin si mjet më të sigurt ndërtimi. Shpikja i vrau jo vetëm vëllain, por u përdor dhe gjerësisht nga ushtritë, aq sa një gazetë franceze e quajti “tregtari i vdekjes”, shkruan Top Channel.