Pas një studimi të fundit, pesë viruse të reja me potencial për të kaluar tek njerëzit janë identifikuar te lakuriqët e natës në Kinë.
Shkencëtarët kinezë dhe australianë morën mostra nga 149 lakuriq nate në Kinë dhe gjetën viruse të reja të ngjashëm me COVID-19, që mund të transmetoheshin tek njerëzit.
Shkencëtarët zbuluan gjithashtu pesë viruse të tjerë që sipas tyre ka gjasa të shkaktojnë sëmundje te njerëzit dhe kafshët.
Një ekspert tha se hulumtimi sugjeron se një valë e re infeksionesh mund të jetë në horizont, shkruan The Sun, transmeton Klankosova.tv.
Tom Solomon, nga Institutit Pandemik në Liverpool, tha se studimi tregoi se lakuriqët e natës mund të infektohen njëkohësisht me disa viruse.
"Kjo ngre mundësinë që dy viruse të ndryshëm mund të rikombinohen ose të përzihen për të formuar një virus të ri, i cili mund të jetë edhe më vdekjeprurës. Ne e dimë se disa nga viruset më vdekjeprurëse të njerëzve dalin nga lakuriqët e natës, kjo përfshin edhe virusin COVID-19", u shpreh ai.
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek shëndet dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.