Klubi shqiptar i futbollit në Maqedoni, Shkëndija ka deklasuar Rabotnickin me rezultat 6:2.
Skuadra e Shkëndijës ishte e pamëshirshme ndaj kundërshtarit, edhe pse në avantazh doli skuadra mysafire Rabotnicki por që shifrat u barazuan pas pak kohë, saktësisht në minutën e 37 –të përmes Gledi Mici, transmeton Klan Kosova.
Përveç barazimit, Shkëndija përmbysi rezultatin në pjesën e parë përmes Besart Ibrahimi.
Pak para fundit të pjesës së parë, Besmir Bojku shënoi për 3:1 dhe i dërgoi në pushim 15-të minutash skuadrat.
Në pjesën e dytë, mysafirët shënuan por në golin e gabuar duke thelluar rezultatin në të keq të tyre.
E Besart Ibrahimi shënoi edhe dy gola tjerë duke kompletuar hat-trick dhe duke i dhënë fund epilogut të ballafaqimit me rezultat të thellë 6:2.
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.