Edhe Komuna e Pejës, theu grevën në arsim.
Drejtuesit e shkolla e muzikës "Halit Kasapolli" kanë njoftuar nxënësit që nga e hëna do të fillojnë mësimin.
Nga Sindikata e Arsimit në Pejë thonë se jo krejt mësimdhënësit e kësaj e këtij institucioni u pajtuan me vendimin e ri, njofton Klan Kosova.
Megjithatë, thonë se janë presionet qeveritare që po ndikojnë në prishje të raporteve kolegiale, por që sipas tyre sindikata nuk e pengon asnjë anëtarë që mendon ndryshe.
Për vendimin e shkollës nuk ishte ne dijeni kryetari i komunës, Gazmend Muhaxheri. Megjithatë, ai e përkrahu atë.
Të premten Sindikata e Arsimit refuzoi edhe propozimin e dalë nga komisioni i arsimit, që nxënësit të kthehen në shkolla por si protestë e mësimdhënësve ata të mos notohen.
https://www.youtube.com/watch?v=8ST6keW-aoc
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.