Nxënësit e shkollës fillore “Iliria” në kryeqytet kanë festuar tre ngjarje të rëndësishme për shkollën e tyre.
Dita e shkollës, 28 Nëntori e përurimi i rinovimit janë arsyet për të cilat u mblodhën mësimdhënës e shumë nxënës.
Si prioritarja për këtë institucion arsimor, po del të jetë përurimi i rinovimit të shkollës.
“Në shkollën Iliria ne kemi arrit me ndërtu një koncept të ri, një model të ri të renovimit", ka thënë Bashkim Meha, U.D i kryeshefit ekzekutiv i NPB-së.
Ky projekt që u realizua në formë donacioni nga Ndërmarrja Publike Banesore në vlerë prej 450 mijë euro i gëzoi nxënësit.
Finalizimi i gjithë projektit mori katër muaj.
https://www.youtube.com/watch?v=Bpm2ye4LMxE
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.