Nxënësit e shkollës fillore “Hasan Prishtina” në kryeqytet e shënuan të enjten ditën e pavarësisë së Kosovës me shumë aktivitete.
Ata të klasës së tretë vizatuan, shkruan ese e i kënduan atdheut.
Këta të ndarë në grupe gjithashtu prezantuan punime rreth historikut të formimit të shtetit.
“Jo me shumë fjalë, me pak fotografi, fëmijët le ta kuptojnë rrjedhën e Kosovës deri në ditët e sotme. Fëmijët kanë punuar bashkë me prindërit, se nuk është e lehtë me punu me ‘power point’ një fëmijë i klasës së 3”, tha mësuesja Alberie Rraci, raporton Klan Kosova.
E parafillorët e kopshtit “Buzëqeshja” inskenuan intervenimet e UÇK-së gjatë luftës. Historinë e vazhduan edhe deri te momenti i shpalljes së mëvetësisë së Kosovës.
“Prej fillimit të muajit e edhe më herët, fëmijët kanë qenë të interesuar për këtë festë, kanë qenë shumë të gëzuar, kishin dëshirë secili me ba diçka”, deklaroi edukatorja Abide Rama.
Program të pasur me këngë e poezi kushtuar festës së pavarësisë pati edhe në shkollën fillore “Emin Duraku”. /Klankosova.tv
https://youtu.be/Hc_-p9byMdQ
*Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
*Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.