Një stuhi e madhe e borë ka goditur shtetet verilindore të SHBA-së.
Disa shtete kanë shpallur gjendje të jashtëzakonshme, ku mes tyre edhe Nju Jorku.
Një ndalim udhëtimi është aktualisht në fuqi në NYC - që do të zgjasë deri në mesditën e së hënës (17:00 GMT).
Që nga ora 07:00 ET (12:00 GMT), më shumë se 5,500 fluturime për në, nga ose brenda SHBA-së janë anuluar sot.
Shkollat janë mbyllur në të gjithë qytetin e Nju Jorkut, me 13 ndërtesa shkollore që po ripërdoren si "qendra ngrohjeje" gjatë kohëzgjatjes së stuhisë së borës.
Po ashtu raportohet edhe për ndërprerje të energjisë elektrike.
●●●
AHSHKRIMI NGA
Alberta Hyseni
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.