Në shkollën e mesme të Tregtisë, Hotelerisë dhe Turizmit “7 Shtatori” në kryeqytet, të enjten qe ditë e rëndësishme. Kjo pasi që për nxënësit e këtij institucioni arsimor u përuruan tre kabinete të reja, ku do të mund të mësojnë praktikën.
Janë një zyrë agjencioni turistik, një dhomë hoteli dhe kuzhina, që konsiderohet si investimi më i rëndësishëm.
“Kur flas për rezultatet që nuk vërehen por janë të prekshme po flas për zhvillimin e kurrikulave të reja, standardet profesionale, materialet mësimore që i janë ofruar falas nxënësve. Kemi punuar bashkërisht t’i zhvillojmë kapacitetet e mësimdhënësve si dhe ta rrisim bashkëpunimin me sektorin privat”, u shpreh Daniele Passalaqua, Udhëheqës i projektit nga LuxDev.
Vetë drejtorja e shkollës, Hatixhe Goga Ratkoceri, shprehet falënderuese për ndihmën që pohon se ishte shumë e nevojshme.
Të lumtur për mundësitë e reja të praktikës e të mësuarit janë edhe nxënësit.
Investimi është bërë nga Qeveria e Luksemburgut. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/zCEiGlkgBfY
●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.