Numri i të vdekurve nga zjarri zjarr i madh që shpërtheu në disa ndërtesa të larta banimi në kompleksin rezidencial në distriktin Tai Po, në veri të Hong Kongut, ka shkuar në 13, njoftuan qeveria dhe Departamenti i Shërbimeve të Zjarrfikësve.
Njëri nga viktimat, siç raportohet është zjarrfikës, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.
Disa banorë kanë mbetur ende të bllokuar brenda banesave dhe ekipet e shpëtimit po punojnë për t’i nxjerrë jashtë.
Nga konferenca për shtyp kanë dalë gjithashtu detaje se 28 persona janë plagosur si pasojë e zjarrit në kompleksin e pallateve, ku janë vendosur 767 zjarrfikës.
https://klankosova.tv/te-pakten-4-te-vdekur-nga-nje-zjarr-i-madh-qe-perfshiu-disa-ndertesa-banimi-ne-hong-kong/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.