Ka shkuar në 22 numri i të vdekurve si pasojë e shembjes së dy ndërtesave në Fez, një nga qytetet më të vjetra të Marokut.
Siç raportojnë mediat ndërkombëtare, 16 njerëz të tjerë kanë pësuar lëndime, transmeton Klankosova.tv.
Autoritetet lokale në prefekturën e Fezit raportuan se dy ndërtesa katërkatëshe ngjitur ishin shembur gjatë natës, tha agjencia shtetërore e lajmeve.
Fez, një ish-kryeqytet që daton që nga shekulli i tetë dhe qyteti i tretë më i populluar i vendit, u përfshi në një valë protestash dy muaj më parë kundër qeverisë për shkak të përkeqësimit të kushteve të jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike.
https://klankosova.tv/tragjedi-ne-marok-shemben-ndertesat-vdesin-19-persona-111/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.