Ka ndërruar jetë një tjetër pacient i prekur nga Covid-19 në Tiranë.
Bëhet fjalë për një person rreth 60-vjeç cili ishte në gjendje të rënduar shëndetësore.
Gjendja e tij ishte përkeqësuar ndjeshëm ditët e fundit , ndërsa sot nuk arriti të mbijetonte duke ndërruar kështu jetë, njofton Top-Channel përcjell Klan Kosova.
Ndërkohë në Shqipëri ka shkuar në 712 numri i të prekurve në vend nga Covid-19, kjo pasi një ditë më parë u infektuan 34 persona të tjerë kryesisht në Krujë.
Numri i viktimave nga koronavirusi në Shqipëri ka shkuar në 28.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.