39 persona kanë humbur jetën dhe 75 të tjerë janë shtruar në spital pasi dy trena u përplasën në Spanjën jugore të dielën, në atë që kryeministri Pedro Sanchez e quajti "një natë dhimbjeje të thellë" për vendin.
Një tren me shpejtësi të lartë Iryo që udhëtonte nga Malaga në Madrid doli nga shinat pranë Adamuz, duke kaluar në shinat e tjera ku u përplas me një tren që po vinte përballë, postoi në X organi hekurudhor Adif i Spanjës.
Edhe treni i dytë doli nga shinat dhe ra në një argjinaturë, thanë autoritetet, raporton The Guardian, transmeton Klankosova.tv.
Aksidenti ndodhi rreth 10 minuta pasi Iryo u nis nga Malaga në orën 6:40 pasdite, tha Adif.
https://klankosova.tv/shkon-ne-21-numri-i-personave-qe-vdiqen-si-pasoje-e-daljes-se-trenit-nga-shinat-ne-spanje/
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.