Shkrimtari, Azem Deliu ka thënë se është e pritshme që politika serbe të kundërshtojë një festival si “Mirëdita, dobar dan”, e sidomos një person si ai, që ka lartësuar figurën e Adem Jasharit.
Tutje, Deliu për Ora Shtatë thotë se ani nuk ka frikë e as hezitim, edhe pse ndodhet në Beograd, është i gatshëm të flas për çdo gjë lidhur me librin e festivalin, njofton Klankosova.tv.
Po ashtu, ai bën me dije se është bërë një fushatë goxha me trende toksike.
“Unë e kam ditur që pushteti këtu e kundërshton këtë festival, por kurrë nuk e kam ditur që do të targetohem personalisht”, tha Deliu.
“Kjo është ngjarje për çdo vit, e ata kapen vazhdimisht, sidomos me këtë festival, e kur ka ndonjë figurë më të lehtë për ta demonizuar dhe goditur, siç kam qëlluar këtë vit unë, por nuk është kjo e para vetëm sot”.
“Ka pasur goxha njëfarë fushate këtu, në vazhdimësi të deklaratës së ministrit Daçiq për mua, pastaj e kanë marr mediat dhe ka vazhduar si një trend toksik i politikës serbe”, tha ai.
“Unë nuk kam aspak hezitime, kushdo qoftë nga organizmat serbë, kush ka ndonjë dilemë, ndonjë ide se për çfarë flas, lë të vijnë për promovim të librit, duke filluar nga ajo ministrja që e ka filluar këtë trend, dhe flasim për këtë”.
“Për qeverinë serbe lërë më që nuk kam frikë, po as respekt nuk kam”.
Festivali “Mirëdita, dobar dan”, u anulua, e që ishte i planifikuar të mbahej sot, Kështu ka bërë të ditur ministria e Punëve të Brendshme serbe.
https://www.youtube.com/watch?v=QRJP_7N53GU
●●●
AHSHKRIMI NGA
Albina Haxholli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.