Të enjten rreth orës 14:09, është arrestuar një i dyshuar në rrugën “Isa Demaj” në Pejë, pasi që dyshohet se i njëjti në llogarinë e tij në Facebook ka bërë thirrje për djegien e Kuvendit.
Personi në fjalë ka shkruar se “Parlamenti duhet të digjet. Njerëzit më shumë se për një ndërtesë, kanë nevojë për shpresë”, njofton Klan Kosova.
Pas intervistimit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt me urdhër të prokurorit.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.