Dy raste të kanosjes u raportuan të kenë ndodhur në 24 orët e fundit nëpër gjykata të Kosovës.
Në degën e Gjykatës Themelore të Prishtinës në Podujevë, një person ka kanosur gjyqtarin dhe gruan e tij gjatë zhvillimit të një seancës për dhunë në familje.
Në të njëjtën ditë, telashe pati edhe në degën e kësaj gjykate në Lipjan.
Atje një i dyshuari me iniciale I.M. në një rast e pamundësoi mbajtjen e seancës duke penguar gjyqtarin derisa në tjetrën pati fjalor të shantazhues ndaj gjyqtares.
Ndaj këtij personi, u shqiptua fillimisht masa e ndalimit për 48 orë e të martën prokurori bëri kërkesë për vendosjen e masës së paraburgimit prej një muaji.
https://www.youtube.com/watch?v=YX-46vOBchg
●●●
LSHKRIMI NGA
LiZe
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.