Maqedonoveriorët kanë hyrë me një këmbë në Bashkimin Evropian.
Pas hapjes së negociatave mes shtetit të tyre dhe Unionit, e ardhmja perëndimore u duket më se e sigurt.
Megjithatë, mendjen e kanë tek një sfidë të rëndësishme që duhet ta kaloi parlamenti i Maqedonisë së Veriut.
Duhen dy të tretat e deputetëve për ndryshime kushtetuese, që prekin temat e nxehta të gjuhës maqedonase e barazimit të pakicës bullgare me gjithë popujt tjerë.
Këtë deri tash e ka kundërshtuar opozita maqedonase.
Rol konstruktiv në procesin integrues po vlerësohet se kanë luajtur politikanët shqiptarë.
Nga tash, Maqedonia e Veriut do të monitorohet nga ekspertët në procesin e përshtatjes së ligjeve me ato të BE-së.
Nga kjo varet shumë edhe anëtarësimi i plotë, teksa në Shkup nuk pati ndonjë aktivitet të veçantë për këtë zhvillim, të martën.
https://www.youtube.com/watch?v=c-6G_b3mMVI
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.