Dy vozitës u kapën në flagrancë më 20 tetor 2025, duke bërë gara ilegale me makina në rrugën Pejë-Prishtinë.
Sipas njoftimit të Policisë në Facebook, automjetet e përfshira ishin një Audi Q5 dhe një VW Golf, transmeton Klankosova.tv.
Policia e Njësisë rajonale të komunikacionit rrugor njoftoi se të dy u gjobitën veç e veç me 400 euro gjobë, 4 pikë negative dhe 10 muaj masë mbrojtëse për secilin.
"Njësia rajonale e trafikut rrugor, në vazhdimësi do të jetë në teren dhe nuk do të ketë asnjë tolerim ndaj asnjë personi që bie ndesh me legjislacionin në fuqi".
●●●
LESHKRIMI NGA
Lendita Elshani
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.