Një person i zemëruar i cili po voziste në Turnpike të Massachusetts, ka frenuar veturën e tij në mes të autostradës dhe ka qortuar shoferin e një autobusi shkollor për dritaret e errëta që po mbante.
Autobusi u detyrua të ndalonte dhe shoferi i çuditshëm ka hyrë në pjesën e përparme të autobusit duke i bërtitur drejtuesit të automjetit shkollor, transmeton Klan Kosova.
“Ai ishte i shqetësuar rreth dritareve të errëta të autobusit sepse mendonte që fëmijët janë në rrezik, gjë që është diçka tërësisht e çuditshme”, ka thënë shoferi i autobusit.
Shoferi i zemëruar më vonë u përball me organet e drejtësisë dhe atij iu konfiskua patentë shoferi.
https://www.youtube.com/watch?v=Ym5vWvjty9w
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kuriozitete dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.